Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

“Heroi” i Turqisë mund të suspendohet nga UEFA

Merih Demiral

Merih Demiral

Merih Demiral të martën mbrëma shënoi dy gola për Turqinë për ta kualifikuar në çerekfinale të “Euro 2024”.

Demiral shënoi dy herë në fitoren 2:1 ndaj Austrisë.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por jo gjithçka është festë për turqit.

“Telegraaf” raporton se UEFA ka hapur hetim për mënyrën se si ka festuar Demirali. Mediat në Austri e kanë quajtur festimin “fashist”.

26-vjeçari bëri festim ultra-nacionalist, duke çuar dy gishta lart - një veprim që konsiderohet racist dhe antisemitik në Austri e Gjermani. 

E përditshmja holandeze e ka marrë shembullin e sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, i cili u dënua me dy ndeshjes moslojë pasi me altoparlant fyeu serbët dhe maqedonët pas ndeshjes me Kroacinë. Dënim të ngjashëm mund ta pret edhe Demiralin.

Në çerekfinale, Turqia të shtunën luan ndaj Holandës.