Për sezonin 2024, liga MLS në SHBA ka vendosur që në stadiume të ketë njoftim ndryshe pas rishikimit të situatës në VAR.
Të shtunën, gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërmjet St. Louis City dhe Atlanta United, e rishikoi një situatë të minutës së 39-të kur shënoi Nokkvi Thorisson.
Referee trolled the entire stadium.
— Troll Football (@TrollFootball) June 23, 2024
My new favorite refpic.twitter.com/L1fSwSoNUm
Pasi e bëri një gjë të tillë, gjyqtari i ndeshjes u kthye në fushë dhe e anuloi golin.
Por, ai e tregoi arsyetimin, të cilin e dëgjuan të gjithë në stadium.
“Pas rishikimit të situatës, nuk pati pozitë jashtë loje. Megjithatë, para shënimit të golit, pati ndërhyrje të palejuar, të shkaktuar nga lojtarët e St. Louisit. Vendimi përfundimtar është goditje e dënimit”, ka thënë ai.