Vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti për lojën me dorë të Marc Cucurellas së Spanjës vazhdon të jetë temë në Gjermani.
Gjermania u eliminua nga Spanja në çerekfinale të Euro 2024, por mbi 380 mijë gjermanë e kanë firmosur një peticion online ku bëhet thirrje që ndeshja me Spanjën të përsëritet. Arsyeja për nisjen e peticionit është loja me dorë e Cucurellas dhe vendimi i arbitrave për të mos dhënë penallti. Është përmendur edhe një penallti që nuk i është dhënë Gjermanisë në minutën e 77-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyrisht, peticioni nuk ka shans që të sjell ndryshimin.
UEFA ka konfirmuar se vendimi i arbitrit ishte i drejtë për të mos dhënë penallti. Ekspertët e referimit janë të ndarë. Disa vlerësojnë se penallti nuk kishte e disa të tjerë që penalltia është dashur të referohet.