Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Demiral: Ronaldo më uroi për golat

Merih Demiral

Mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral, ka folur në konferencën për shtyp të enjten para çerekfinales kundër Holandës.

Ai ka treguar se ka qenë Cristiano Ronaldo i cili e ka telefonuar pas dy golave të shënuar në fitoren e Turqisë ndaj Austrisë në një të tetën e finales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ronaldo më telefonoi dhe më uroi për fitoren dhe golat. Ëndrra ime është të jem kampion i Evropës, ndërsa me fitoren ndaj Austrisë ëndrra është kthyer në një realitet të mundshëm. Të gjithë tani thonë, ‘Pse jo?’. Askush nuk është i vetëdijshëm për atë çfarë ne mund të bëjmë, ndërsa ne po i befasojmë të gjithë, çdo ditë. Jemi të përgatitur teknikisht dhe taktikisht. Jemi të informuar për pikat e dobëta të portierit dhe mbrojtjes. Jemi të fokusuar edhe në penallti dhe po punojmë shumë në mbrojtje. E falënderoj trajnerin Selçuk dhe gjithë ekipin, pasi kanë bërë analiza të veçanta në atë se çfarë do të bëjmë në ndërprerje”, ka thënë Demiral, shkruan mediumi turk “Fanatik” të enjten.

Holanda dhe Turqia luajnë për një vend në gjysmëfinale, të shtunën nga ora 21:00 në Berlin.