Zvicra do të ballafaqohet të shtunën me Italinë në rundin e 1/8 së finales së Evropianit 2024 në Gjermani.
Ndeshja nis në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në Berlin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollistët e Zvicrës, Michel Aebischer dhe Remo Freuler, kanë thënë se Italia është favorite, shkruan gazeta e madhe zvicerane “Blick” të premten.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Lothar Matthaus, ka theksuar se Italia do të avancojë tutje.
“Është ndeshje e vështirë për t’u parashikuar”, ka thënë fituesi i Botërorit 1990 për gazetën gjermane “Bild”.
“Mendoj se eksperienca më e madhe në skuadër do të jetë faktor vendimtar, e kjo do të shkojë në të mirë të Italisë. Të dyja ekipet janë mirë të organizuara dhe të forta në mbrojtje. Zvicra ka qenë impresive ndaj Gjermanisë dhe mund të lërë gjurmë edhe në fazën e sulmit. Përparësia e Italisë për duelin ndaj Zvicrës është portieri Donnarumma”, ka thënë 63-vjeçari Matthaus.