Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, do të jetë prezent në stadiumin e Dortmundit për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj kampiones në fuqi të Evropës, Italisë.
Në një video të postuar të martën nga Federate Shqiptare e Futbollit, Cana është shprehur se bashkë me ish-lojtarët e tjerë të Shqipërisë do të jenë në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me plotë dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do jemi prezent së bashku me delegacionin për të mbështetur ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Forca Shqiptaria dhe sa më lartë”, u shpreh Cana.
Cana është kapiten ikonik i kuqezinjve.