Futbollisti Arbër Hoxha ka thënë se goli i dytë i Italisë goditi rëndë Shqipërinë.
Shqipëria u mposht 2:1 në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke realizuar gol qysh në sekondat e para, por që Italia u rikthye shpejt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ëndërr e bërë realitet, ndonëse sonte humbëm. Nisëm mirë, por pësuam dy gola shumë shpejtë. Në pjesën e dytë i kishim disa raste, por nuk i realizuam dhe humbëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje. I falënderoj gjithë tifozët. Do të jap maksimumin në çdo sekondë që kaloj në fushë. Goli i dytë na i preu këmbët pak. Në pjesën e dytë Manaj pati rast të mirë, por Donnarumma nuk lejoi të mposhtet”, ka thënë ai pas ndeshjes.