Përfaqësuesja e Austrisë ka luajtur me stil shumë agresiv në tri ndeshjet e para të Evropianit që po zhvillohet në Gjermani.
Por, skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick është duke udhëhequr në 11-të statistika të nxjerra nga UEFA, shkruan “Sky Sport” i Austrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas UEFA-s, Austria në ndeshjet e fazës grupore ka shkaktuar më së shumti ndërhyrje të palejuara, 49 gjithsej.
Por në të njëjtën kohë, Austria ka fituar 132 topa, që zë vendin e dytë pas Gjeorgjisë me 134 topa të fituar.
Me gjashtë gola të realizuar, Austria është e dyta pas Gjermanisë me tetë gola, ndërsa Sllovakia ka arritur që bashkë me Austrinë të realizojnë nga dy gola me kokë.
Turqia ka marrë 16-të kartonë të verdhë, më së shumti, ndërsa kapiteni Hakan Calhanoglu është i suspenduar dhe nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë në Leipzig.
Portieri i Austrisë, Patrick Pentz, ka pritur pesë gjuajtje. Vetëm portieri i Portugalisë ka më pak pritje, ndërsa në këtë statistikë prinë portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, me 20 pritje.