Futbollisti i Leverkusenit që përfaqëson Gjermaninë, 29-vjeçari Robert Andrich, ka befasuar sërish me ngjyrën e flokëve në stërvitje.
Ai të enjten është paraqitur me ngjyrën rozë të flokëve para ndeshjes çerekfinale kundër Spanjës që zhvillohet të premten mbrëma në Stuttgart.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është hera e parë që mesfushori i Gjermanisë shfaqet me risi në stërvitje.
Ai kundër Danimarkës në 1/8 e finales së “Euro 2024”, në fitoren 2:0, kishte hyrë në fushë me ngjyrën e bardhë të flokëve.
“Kam menduar për ngjyrën e flokëve tash e disa ditë. Ata që më njohin, nuk mbeten të befasuar”, ka shpjeguar Andrich në konferencën për shtyp.
Stili i ri i flokëve të Andrichut i ka sjellë fat Gjermanisë, pasi avancoi në çerekfinale. Tani ai shpreson që stili i ri i flokëve t’i sjellë fat edhe ndaj Spanjës.