Deficiti tregtar është rritur për 6.7% krahasuar qershorin e këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovës, të cilat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), vlera e deficitit këtë qershor është 425,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 398 milionë euro në vitin 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksporti thuhet se mbulon importin me 14,7%.
“Eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë euro, ndërsa importi 498,7 milionë euro, që është një rritje prej 7,0% për eksport, si dhe një rritje prej 6,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,9% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar e 5,7% e përbëjnë produktet minerale.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë mjetet e transportit e 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre.
ASK-ja ka publikuar edhe të dhënat lidhur me eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian (BE).
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,0 milionë euro, ose rreth 34,0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,0%), Italia (4,5%), Holanda (3,6%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 228,5 milionë euro, ose 45,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (5,8%), Greqia (5,0%), etj.”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Janë publikuar edhe eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s. “Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,8 milionë euro, ose 44,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17,6%), Maqedonia e Veriut (14,6%), Serbia (5,5%), Mali i Zi (5,2%), Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 64,6 milionë euro, ose 13,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,6%), Serbia (1,7%)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat për eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës. “Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,6 milionë euro, ose 21,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,4%) dhe SHBA (2,4%). Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 205,6 milionë euro, ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,2%) dhe Turqia (11,4%)”, thuhet në njoftim