Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka grumbulluar 883.6 milionë euro tatime deri më 30 nëntor të vitit 2024, 90.7 milionë më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
ATK-ja ka thënë se është një rritje prej 11.4 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFondi Monetar Ndërkombëtar kishte njoftuar më herët se ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.
Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të administratës tatimore./KSP