Lamine Yamal ishte i frikësuar se mund ta humb Kupën e Botës, pasi kishte pësuar zgjatje të muskulit. Superylli i futbollit ishte lutur që të kthehej në kohë.
Yamali pritet që të jetë plotësisht i gatshëm për lojë për Spanjën në Botërorin që nis më 11 qershor. Ai u lëndua kur e konvertoi në gol një penallti për Barcelonën në ligën spanjolle, më 22 prill ndaj Celta Vigos. 18-vjeçari shënoi gol dhe menjëherë bëri me shenjë nga banka rezervë për të treguar se ka pësuar lëndim në pjesën e prapme të kofshës së këmbës së majtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk e kam imagjinuar një lëndim të tillë por e dija se nuk do të ishte periudhë e shkurtër e rikuperimit”, ka thënë Yamali në një intervistë të publikuar të dielën nga Federata e Futbollit të Spanjës. “Kisha frikë se ishte diçka serioze ose që mund të kthehej dhe se do ta humbja Kupën e Botës”. Përzgjedhësi spanjoll, Luis de la Fuente, ka thënë javën e kaluar se pret që Yamali të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ose të dytë të Spanjës. “La Roja” e nis Botërorin me Kepin e Gjelbër më 15 qershor në Atlanta. Më 21 qershor luan ndaj Arabisë Saudite po në Atlanta, kurse ndaj Uruguait luan më 26 qershor në Guadalajara të Meksikës. Yamali pritet ta udhëheqë sulmin e Spanjës. Spanja e synon Kupën e Botës për herë të dytë. Trofeun e parë e fitoi në Afrikë të Jugut në vitin 2010. “Turneu është shumë afër”, ka thënë Yamal. “Pasi përfundoi Kampionati Evropian, ne të gjithë e kemi menduar këtë ditë dhe mezi presim. Do të hyjmë në turne si kampion Evrope dhe do ta japim maksimumin”. Spanja i nisi zyrtarisht përgatitjet për Botëror të shtunën në Madrid. Të dielën të pranishëm në stërvitjen e Spanjës ishin afro 2000 shikues.