Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamal kompleton koleksionin në moshën 19-vjeçare

yamal

Lamine Yamal ka marrë vlerësime pas triumfit të Spanjës me rezultat 1:0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. 

Ylli i Barcelonës zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, ndërsa ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, tha se ai e ka “përfunduar futbollin ndërkombëtar”, duke iu referuar faktit se tashmë ka fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës. 

Edhe përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, e lavdëroi Yamalin për paraqitjet dhe sakrificën e tij për skuadrën, duke theksuar se ai zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm.

“Lamine Yamal jo vetëm që nuk reagoi ndaj provokimeve, por u përball me to me qetësi. Ai nuk u trondit dhe nuk u tërhoq, edhe pse e gjithë skuadra kundërshtare përpiqej ta ndalte. Ruajti gjakftohtësinë gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte paraqitje të jashtëzakonshme. Ai është vetëm 19-vjeçar. Në këtë moshë, ai tashmë e ka ‘përfunduar’ futbollin’”, ka thënë Hart, shkruan “Goal”. 

Yamali e shënoi një gol në Botërorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. 

Sulmuesi i krahut kishte shënuar në fitoren 4:0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në fazën grupore.