Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Granit Xhaka ka thënë se te Zvicra e kanë të qartë çfarë duhet të bëjnë për ta ndalur Lionel Messin në superformë. 

Zvicra dhe Argjentina luajnë në 3 të mëngjesit të së dielës, sipas kohës në Kosovë, në çerekfinale të Kupës së Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni Xhaka ka thënë se mënyra e vetme për ta ndalur Messin është që ta kenë topin sa më shumë që është e mundur. 

“Do të japim çdo gjë. Do të mundohemi ta kemi posedimin e topit. Nëse ai nuk e ka topin, nuk mund të bëj shumë”, ka deklaruar Xhaka kur u pyet për planin ndaj Messit.

Xhaka është shprehur shumë i lumtur për paraqitjen e Zvicrës në çerekfinale të Botërorit pas 72 vjetësh. Ai ka thënë se Zvicra duhet të luajë ndeshje shumë të mirë që të jetë kundërshtare e denjë e Argjentinës. 

Kundër Argjentinës, Xhaka kishte luajtur edhe në Botërorin 2014. 

“Nga viti 2014 kam kujtime të shkëlqyera pasi ishte Botërori im i parë. Kemi luajtur mirë dhe për fat të keq kemi pranuar gol në fund. Blerimi duhej ta shënonte atë gol në fund. Është gjë e mirë që jam ende këtu me Ricardo Rodriguezin. Futbolli është zhvilluar në Zvicër. Ricci është person i qetë që gjithmonë është përgjigjur në fushë. Ricci është person i veçantë. Të dy i kemi mbi 140 paraqitje. Ricci është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, është shprehur Xhaka. 

Xhaka ka kërkuar nga skuadra që të ketë mentalitet fituesi, njësoj siç ka përfaqësuesja e Argjentiëns dhe ekipet latine. Revanshin ka thënë se nuk po e mendon. 

“Nuk do ta quaja revansh. Është ndeshje ndryshe. Jemi në çerekfinale dhe duam të fitojmë. Dua të ëndërroj dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Por duhet të djersitemi dhe të performojmë mirë për këtë. Ne duhet ta shtyjmë veten përtej limiteve. Çdo turne është i veçantë dhe e ka tregimin e vet. Për ne në Zvicër, është privilegj. Kemi luajtur në dy shtete. Fushat janë të përkryera. Dhe Zvicra ia ka dalë mbarë deri tani”, tha Xhaka. 

Në konferencën për shtyp ishte edhe përzgjedhësi Murat Yakin. Ai ka theksuar se duhet gjetur planin e duhur për ta ndalur Messin dhe këtë e ka në mendje. Ai e ka vlerësuar lartë Argjentinën, derisa ka konfirmuar edhe mungesën e rëndësishme për këtë duel. 

“Mungesa e Manzambit është goditje e madhe. Ai e kishte momentin në anën e tij. Për fat të keq nuk mund të luajë. Do ta kompensojmë këtë si ekip”, deklaroi Yakin.

“Argjentina ka fituar pastër”

59 min. më parë / 10 kor 2026 18:33
Granit Xhaka

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin bashkë me kapitenin Granit Xhaka

Photo: Associated Press

Përzgjedhësi Murat Yakin ka bërë të ditur se Argjentina ka fituar pastër në këtë Kupë të Botës, pavarësisht se kishte shumë kritika pas fitores 3:2 ndaj Egjiptit. 

“Mendoj se ndeshjet janë të pastra. Gjithçka mund të zgjidhet nëpërmjet VAR-it. E dimë se ata luajnë lojë të fortë. Ka shumë aspekte fizike dhe pasion në çdo ndeshje. Ne duhet të përballemi me këtë”, theksoi Yakin.

A kërkon Xhaka revansh ndaj Argjentinës së Messit?

1 o. më parë / 10 kor 2026 18:30
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka thënë se nuk kërkon revansh ndaj Argjentinës për humbjen në Botërorin 2014. 

Ai ka thënë se ajo i takon së kaluarës. 

“Nuk do ta quaja revansh. Është ndehsje ndryshe. Jemi në çerekfinale dhe duam të fitojmë. Dua të ëndërroj dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Por duhet të djersitemi dhe të performojmë mirë për këtë. Ne duhet ta shtyjmë veten përtej limiteve. Çdo turne është i veçantë dhe e ka tregimin e vet. Për ne në Zvicër, është privilegj. Kemi luajtur në dy shtete. Fushat janë të përkryera. Dhe Zvicra ia ka dalë mbarë deri tani”, tha Xhaka.

Xhaka kujton ndeshjen e Botërorit 2014 ndaj Argjentinës

1 o. më parë / 10 kor 2026 18:20
Xhaka

Granit Xhaka ishte pjesë e Zvicrës në ndeshjen ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2014. 

Ai ka thënë se ka kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë. 

“Nga viti 2014 kam kujtime të shkëlqyera pasi ishte Botërori im i parë. Kemi luajtur mirë dhe për fat të keq kemi pranuar gol në fund. Blerimi duhej ta shënonte atë gol në fund. Është gjë e mirë që jam ende këtu me Ricardo Rodriguezin. Futbolli është zhvilluar në Zvicër. Ricci është person i qetë që gjithmonë është përgjigjur në fushë. Ricci është person i veçantë. Të dy i kemi mbi 140 paraqitje. Ricci është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë”, është shprehur Xhaka.

Xhaka flet për avantazhin e nxehtësisë në Kansas City

1 o. më parë / 10 kor 2026 18:18
Granit Xhaka

Në Kansas City gjatë kohës kur do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Argjentinës, temperaturat pritet të jenë shumë të larta. 

Xhaka ka thënë se fakti që Zvicra është në çerekfinale ka rëndësi më shumë se moti. 

“Është privilegj të luajmë këtu. Është njëri prej momenteve më të mira të karrierës. Pas 72 vjetësh, të jesh në gjendje të luash me Zvicrën kundër kampiones së botës, më bën krenar. Por, nuk jemi këtu vetëm për të qëndruar në fushë. Do ta japim më të mirën”, theksoi Xhaka.