Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Franca është favoritja kryesore për ta fituar Kupën e Botës. Sipas Wengerit, Franca ka treguar vazhdimësi, stabilitet dhe nivel të lartë në ndeshjet e deritanishme.
76-vjeçari Wenger ka vlerësuar forcën dhe potencialin e përfaqësueses franceze. Ai ka veçuar Spanjën si të vetmen përfaqësuese që mund ta sfidojë dhe t’ia vështirësojë Francës rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFranca të enjten nga ora 22:00 do të përballet me Marokun në çerekfinale. Franca në 1/8 e finales e eliminoi Paraguain duke e mposhtur me rezultatin 1:0.
“Franca do ta fitojë Kupën e Botës. Nëse ka një kombëtare që mund ta mposhtë Francën, do të thosha se është Spanja. Nga ana teknike, Spanja është më mirë se Franca. Kjo përballje do të jetë vendimtare”, ka thënë Wenger, që është francez.