Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Turqia e Paraguai kërkojnë fitoren e parë në Botëror

Turqia e Paraguai

Foto: Associated Press

Në rast të një gabimi tjetër, Turqia apo Paraguai rrezikojnë seriozisht avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës. Kjo ndeshje nis në orën 05:00 të shtunën dhe luhet në Kaliforni. 

Të dyja përfaqësueset i humbën ndeshjet e para të Grupit D ku janë edhe SHBA-ja dhe Australia. Turqia u befasua nga Australia 2:0, derisa Paraguai humbi thellë nga SHBA-ja, 4:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe gabimi i radhës për secilën, mund t’u kushtojë me kthim më të hershëm në shtëpi. Paraguai po merr pjesë në Botëror për herë të parë pas 16 vjetësh mungesë. 

Turqia ndërkohë luan në ngjarjen globale për herë të parë prej vitit 2002. Në Botërorin në Kore dhe Japoni, Turqia kishte përfunduar e treta.