Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tjetër zhvillim kundërthënës për rastin Balogun

Donald Trump

Kundërthëniet rreth pezullimit të dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun morën tjetër kthesë dramatike. Vendimi për të lejuar Balogunin të luajë për SHBA-në ndaj Belgjikës, ndonëse në ndeshjen e mëparshme u përjashtua me të kuq, u mor vetëm nga kryetari i Komisionit Disiplinor të FIFA-s dhe pa përfshirjen e 17 anëtarëve të tjerë të komisionit.  Kështu të paktën ka raportuar “The Times” dhe më pas mediumet më të fuqishme në botë. 

Mohammad Al-Kamali i Emirateve të Bashkuara Arabe mori vendimin, pavarësisht se lojtari që ndëshkohet me të kuq mungon automatikisht në ndeshjen pasuese. Zbulimi vetëm ka rritur presionin ndaj FIFA-s dhe ka cenuar tutje integritetin e procesit të saj disiplinor.

Amerikani Balogun fillimisht u dënua me një ndeshje moslojë për shkak se u ndëshkua me të kuq ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Dhe është dashur të mungojë ndaj Belgjikës në fazën nokaut të Botërorit. Megjithatë Al-Kamali e ktheu dënimin me një ndeshje moslojë në dënim me kusht për një vit, po ashtu me një ndeshje moslojë. 

SHBA-ja humbi 4:1 nga Belgjika, me Balogunin në fushë. Dhe ai vendim mbetet prej momenteve më të errëta të këtij Botërori.

Ishte vendim kundërthënës që u mor vetëm pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të rishikonte vendimin.

Edhe Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s Botërori 2026 5 d. më parë Infantino pritet të mbetet edhe një mandat në krye të FIFA-s

“Kërkova rishikim sepse nuk mendoja se ishte faul. E tëra që bëra ishte që kërkova rishikim, nuk thash që duhet ta bëjnë këtë. Nuk mund t’u them se çka të bëjnë”, kishte theksuar Trump.

Trump më pas përshëndeti vendimin e FIFA. Tha se ndërhyrja e Balogunit nuk ishte faul, ndërsa arbitrin e ndeshjes, që ishte brazilian, e quajti “pak të dyshimtë”.

Infantino nguli këmbë se nuk kishte ndikim në vendimin e Disiplinorit. Ai tha se flet rregullisht me drejtues të shteteve, por se nuk ndërhyn në vendime që marrin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s.

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato veprojnë në mënyrë autonome, zbatojnë Kodin Disiplinor të FIFA-s dhe vendosin për çështje bazuar në rregulloret në fuqi dhe faktet. Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit”, kishte theksuar Infantino.

UEFA dhe shumë personalitete të futbollit kritikuan FIFA-n për vendimin për amerikanin.

Edhe “Le të presim mëngjesin, ndoshta do të ketë telefonatë nga Shtëpia e Bardhë” - reagime të shumta pas humbjes së SHBA-së Botërori 2026 5 d. më parë “Le të presim mëngjesin, ndoshta do të ketë telefonatë nga Shtëpia e Bardhë” - reagime të shumta pas humbjes së SHBA-së

Në raste, vendimet disiplinore merren nga një anëtar i vetëm i komisionit. Vendimet zakonisht janë marrë nga zëvendëskryetari Jorge Palacio i Kolumbisë. Nga më shumë se 100 raste të mëparshme, ky është i pari që Al-Kamali ishte vendimmarrës i vetëm, shkruan “Fox Sports”.

FIFA nuk ka publikuar arsyet për ndryshim të vendimit, duke nxitur polemika të tjera.