Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Timber e Depay ftohen nga Holanda, mungon Frimpong

holanda

Është publikuar të mërkurën lista e Holandës për Kupën e Botës në futboll.

Memphis Depay, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i Holandës në histori, ia doli të rikuperohet me kohë nga një lëndim i hamstringut dhe është në listën e selektorit Ronald Koeman. Jurrien Timber i Arsenalit po ashtu është në listë, ndonëse Koeman më herët kishte dyshime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Depay i ka 55 gola për Holandën. Ai megjithatë i ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues për klubin brazilian Corinthians në dy muajt e fundit.

Mbrojtësi i Arsenalit, Timber, është kthyer në stërvitje vetëm këtë javë, në prag të finales së Championsit. 24-vjeçari ishte lënduar në mes të muajit mars dhe ka munguar në 14 ndeshjet e fundit të Arsenalit.

Koemani i ka dërguar ftesë edhe yllit të Bournemouthit, Justin Kluivert, që po ashtu ka pasur telashe për muaj të tërë me lëndime. Kluivert pritet t’i shërbejë Holandës në pjesën sulmuese të mesfushës, ku Xavi Simmons mungon për shkak të lëndimit të ligamentit të kryqëzuar në muajin prill.

Simons është njëri prej dy mesfushorëve kryesore që do të mungojnë në Botëror për shkak të lëndimit. Pos tij mungon edhe kapiteni i PSV-së, Jerdy Schouten, që po ashtu ka lëndim të ligamentit kryqëzor.

Bashkëlojtari i Schoutenit, mesfushori Joey Veerman, as që ishte në listën preliminare të 55 lojtarëve të Komenait.

Marten de Roon është kthyer tek “Oranje” pasi së fundi luajti në mars 2024. Guus Til është tjetër lojtar i kthyer te “tulipanët”. Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për Holandën, por vetëm një prej qershorit 2022. 

Stefan de Vrij dhe Jeremie Frimpong janë dy emra të tjerë të njohur që mungojnë në listë.

Mbrojtësi Frimpong i luajti 21 ndeshje për Liverpoolin në Premier League, pas transferimit nga Bayer Leverkuseni. De Vrij është tek Interi, por i ka vetëm 11 paraqitje në Serie A në edicionin tashmë të përfunduar. Ai pësoi lëndim në ndeshjen e fundit. 

Holanda luan miqësore me Algjerinë më 3 qershor në Rotterdam dhe me Uzbekistanin në New York më 8 qershor. 

Në Botëror, ndeshja e parë e Holandës është ndaj Japonisë më 14 qershor. Më pas të përzgjedhurit e Koemanit luajnë ndaj Suedisë më 20 qershor dhe ndaj Tunizisë më 26 qershor.

Holanda ka lojtarë të shumtë në top-skuadrat evropiane. Dhe tifozët e saj presin të shkojë larg në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.

Ekipi i Holandës për Botërorin 2026

Portierë: Mark Flekken (Bayer Leverkusen), Robin Roefs (Sunderland), Bart Verbruggen (Brighton & Hove ⁠Albion)

Mbrojtës: Nathan Ake (Manchester City), Denzel Dumfries (Inter Milan), Jorrel Hato (Chelsea), Jurrien Timber (Arsenal), Micky van de Ven (Tottenham Hotspur), Virgil van Dijk (Liverpool), Jan Paul van Hecke (Brighton & Hove Albion)

Mesfushorë: Frenkie de Jong (Barcelona), Marten de Roon (Atalanta), Ryan ⁠Gravenberch (Liverpool), Justin Kluivert (Bournemouth), Teun Koopmeiners (Juventus), Tijjani Reijnders (Manchester City), Guus Til (PSV Eindhoven), Quinten Timber (Olympique de Marseille), Mats Wieffer (Brighton & Hove Albion)

Sulmues: Brian Brobbey (Sunderland), Memphis Depay (Corinthians), Cody Gakpo (Liverpool), Noa Lang (Galatasaray), Donyell Malen (AS Roma), Crysencio Summerville (West Ham United), Wout Weghorst (Ajax Amsterdam)