Selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka zbuluar se disa lojtarë po përballen me probleme të lehta shëndetësore para ndeshjes kundër Anglisë. Solbakken theksoi se nuk bëhet fjalë për probleme serioze shëndetësore, por për simptoma të lehta si temperaturë dhe kollë.
Sipas tij, kjo është një situatë e pritshme duke marrë parasysh udhëtimet dhe faktin se i gjithë ekipi qëndron në kontakt të ngushtë gjatë grumbullimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Filloi me Jorgenin, i cili pati temperaturë, dhe më pas disa të tjerë filluan të kishin kollitjeje. Me kondicionerët, udhëtimet me avion, dhomat e zhveshjes dhe faktin që jemi mbi 50 persona bashkë, do të ishte e çuditshme nëse një ose dy nuk do të merrnin diçka”, ka thënë Solbakken.
Norvegjia të shtunën nga ora 23:00 në çerekfinale do të përballet me Anglinë. Futbollisti më në formë te norvegjezët është sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili ka realizuar shtatë gola.