Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Skocia luan ndaj Haitit pas formës impresive

Skocia

Me gjashtë fitore në nëntë ndeshjet e fundit, përfshirë atë 4:0 ndaj Bolivisë dhe 4:1 ndaj Kuraçaos, Skocia është favorite për të triumfuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Skocia përballet me Haitin në Massachusetts, në orën 3:00 në natën mes të shtunës e të dielës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të jetë paraqitja e parë e Skocisë në Kupë të Botës që prej vitit 1998. Ndeshjen e parë të atij Botërori, Skocia e kishte humbur 2:1 nga Brazili.

Skocia asnjëherë nuk e ka kaluar fazën grupore në 12 paraqitjet e fundit në Kampionat Evropian apo Botëror. Por, po kalon formë të mirë dhe mund ta bëj një gjë të tillë. Kjo ndeshje i takon Grupit C ku janë edhe Brazili dhe Maroku.

Haiti kthehet në Kupë të Botës pas mungesës 52-vjeçare dhe do të paraqitet vetëm për herën e dytë. Tri ndeshjet e Botërorit 1974 i kishte humbur, duke i pranuar 14 gola.