Gjithçka ndryshon me një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por një humbje do të krijonte shumë zhurmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHBA-ja do të përpiqet të bëjë një tjetër hap në Kupën e Botës të cilën e organizon bashkë me Meksikën dhe Kanadanë.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettinoi fitoi grupin me dy fitore dhe një humbje.
SHBA-ja humbi ndeshjen e fundit kundër Turqisë, tashmë të eliminuar nga Botërori.
Amerikanëve për ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës i kthehen lojtarët e rëndësishëm, Tyler Adams, Florian Balogun dhe Chris Richards.
Ndeshja SHBA – Bosnjë-Hercegovinë luhet në Kaliforni në orën 2:00 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës në Kosovë.
Ndeshja kundër boshnjakëve nuk vlerësohet e lehtë për amerikanët.
Bosnjë-Hercegovina humbi nga Zvicra, por avancoi në fazën nokaut me një fitore dhe një barazim në fazën e grupeve.
SHBA-ja do ta ketë mbështetjen në tribuna, kurse Bosnjë-Hercegovina synon të prishë festën, ashtu siç bëri kundër Italisë në kualifikime, përkatësisht në finale të plejofit kualifikues.
SHBA-ja dhe Bosnjë–Hercegovina e njohin njëra-tjetrën nga e kaluara.
Në tri miqësore, SHBA-ja ka dy fitore, kurse një ndeshje kishte përfunduar baras.
Amerikanët nuk kanë fituar asnjë nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në Kupën e Botës kundër ekipeve evropiane.