Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Senegali nuk e llogariti eliminimin, mbetet në SHBA

senegal

Senegali ka mundur të dielën të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do ta llogariste se do të eliminohej nga Kupa e Botës.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kështu senegalezët kanë mbetur në Seattle dhe janë duke u përballur me kritika të shumta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Senegali u mposht në fundin e vazhdimeve 3:2 nga Belgjika, në orët e hershme të mëngjesit të 2 korrikut.

Sipas mediumeve senegaleze, rezervimi i fluturimit për në Dakar nuk ishte i konfirmuar nga përfaqësuesja më herët. Për këtë arsye, lojtarët, stafi i trajnerëve dhe anëtarët e delegacionit mbetën në Seattle. Tani Senegali shqyrton zgjidhje të problemit bashkë me FIFA-n.