Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Paqueta rrezikon Botërorin pas lëndimit

Lucas Paqueta

Foto: Associated Press

Mesfushori Lucas Paqueta mund ta humb Botërorin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Japonisë.

Ai pritet të mbetet jashtë fushës të paktën tre javë shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës së majtë. Mesfushori i Flamengos, ka luajtur nga minuta e parë në tri ndeshjet e fazës grupore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka luajtur rol të rëndësishëm te Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti. 

Por te Federata e Futbollit e Brazilit thonë se Paqueta ka lëndim të rëndë muskulor. Paqueta u lëndua në fitoren e Brazilit kundër Japonisë me rezultat 2:1. 

28-vjecari luajti vetëm në pjesën e parë. 

“Paqueta iu nënshtrua një kontrolli mjekësor që konfirmoi një lëndim muskulor në pjesën e prapme të kofshës së këmbës së majtë. Lojtari do të ndjekë një protokoll intensiv trajtimi, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të ekipit brazilian, me qëllim rikuperimin dhe rikthimin në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Brazilit.