Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbyllet Botërori për Ronaldon, Spanja në çerekfinale

ron

Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente

Dyshja ia siguroi fitoren e madhe 1:0 Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e një të tetës së finales u zhvillua të hënën mbrëma në Arlington të Teksasit.

Torres lëshoi një top të shkëlqyer për Merinon, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për t’ia siguruar Spanjës avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Me golin e shënuar në minutën e 90-të u vendos edhe Derbi Iberik.

Ronaldo me Portugalinë u paraqit për herë të gjashtë Kupën e Botës. Me shumë gjasë paraqitja të hënën, do të jetë edhe e fundit për Ronaldon në Botëror.

Ai kishte thënë para ndeshjes se do të tërhiqet pas Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë dinamike dhe me raste shënimi.

Spanja e nisi më mirë ndeshjen.

Sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e tetë u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë.

Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 12-të nëpërmjet Cristiano Ronaldos. Gjuajtja e fuqishme e Ronaldos u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Vendimtar me pritje ka qenë edhe portieri i Portugalisë, Diego Costa.

Në minutën e 16-të priti dy gjuajtje. E ndali gjuajtjen e Lamine Yamalit e më pas edhe të Alex Baenas.

Rast të mirë në minutën e 31-të pati edhe Dani Olmo, i cili nuk qëlloi portën, ndonëse ishte në situatë të mirë për gol.

Gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës së Portugalisë.

Pas dominimit të plotë të Spanjës në fushë, Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 37-të. Në dy rastet, të Joao Feelixit me kokë dhe Cristiano Ronaldos më këmbë, u pritën nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Portugalia u shfaq edhe njëherë e rrezikshme. Në minutën e 41-të Nuno Mendes me devijim të Pedro Porros, qëlloi traversën.

Ishte njëherësh rasti i fundit në pjesën e parë.

Edhe në pjesën e dytë rastet nuk munguan. 

Në minutën e 56-të, Portugalia bëri zëvendësim të detyruar. Nuno Mendes u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Portugalia pas golit të pësuar në minutën e 90-të, tentoi disa herë për të barazuar rezultatin. Por pa ia dalë mbanë dhe kështu, portugezët eliminohen herët nga Botërori, të cilin e synonin për ta fituar.

Lexo përditësimet tjera
Botërori 2026

Portugalia 0 - 1 Spanja