Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mane mbyll karrierën me Senegalin

Sadio Mane

Foto: Associated Press

Sadio Mane ka njoftuar se është pensionuar nga përfaqësuesja e Senegalit. 

Senegali u eliminua nga Belgjika në 1/16 e finales të Kupës së Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mane aktualisht është lojtar i Al Nassr në Arabinë Saudite. 

Mesfushori me tipare sulmuese është ish-fitues i Ligës së Kampionëve. 

Po ashtu është shpallur dy herë futbollisti më i mirë afrikan, ndërsa ka tituj të ligave në Angli dhe Gjermani. Është edhe fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës.

Mane ka luajtur në Botërorin 2018, 2022 dhe 2026 me Senegalin. 

Ai i ka zhvilluar 130 ndeshje për Senegalin dhe ka kontribuuar me 54 gola.