Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë mbyllet baras
Pjesa e parë e çerekfinales mes Spanjës dhe Belgjikës është mbyllur 1:1.
Fabian Ruiz realizoi për Spanjën në minutën e 30-të, ndërsa Charles De Ketelaere shënoi për Belgjikën në minutën e 41-të.
Spanja kishte më shumë raste për shënim, por e konkretizoi vetëm një gol. Belgjika ishte konkrete. Shënoi me gjuajtjen e parë në kornizën e portës.
Belgjika barazon rezultatin
Atëherë kur më së paku pritej, Belgjika ka barazuar shifrat ndaj Spanjës. Charles De Ketelaere realizoi me kokë në portën e portierit Unai Simon, në minutën e 41-të.
Simon mposhtet për herë të parë në këtë Kupë të Botës.
Spanja kishte iniciativë të madhe, por pësoi gol.
Ruizi kalon në epërsi Spanjën
Spanja ka kaluar në epërsi me golin e Fabian Ruizit.
Ruizi, që në këtë ndeshje e ka zëvendësuar Pedrin, shënoi me gjuajtje nga afërsia. Topin e kthyer nga gjuajtja e Dani Olmos, Ruizi e ktheu në gol të epërsisë.
Goli u shënua me gjuajtjen e parë në kornizën e portës, pas 30 minutave lojë.
A ishte penallti për Spanjën?
Alex Baena dhe lojtarët e tjerë të Spanjës kanë kërkuar penallti në minutën e 13-të të ndeshjes.
Pas gjuajtjes së Baenas, u pa prekje me dorë nga qendërmbrojtësi i Belgjikës, Nathan Ngoy.
Por, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Michael Oliver, tha se gjithçka është e rregullt dhe e vazhdoi lojën.
Dhjetë minuta lojë, pa gola e me iniciativë të Spanjës
Kanë kaluar dhjetë minuta lojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Belgjikës, që po luhet në “SoFi Stadium”, në Los Angeles.
Ende nuk është shënuar asnjë gol, por Spanja e ka pasur iniciativën në fillim të ndeshjes.
Publikohen formacionet zyrtare, befasi tek ekipi i Spanjës
FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Belgjikës.
Te Spanja ka befasi. Vendin e Pedrit e ka zënë Fabian Ruizi.
Te Belgjika në formacionin titullar është kthyer mesfushori Kevin De Bruyne.
Formacioni i Spanjës:
Unai Simon, Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella, Ruiz, Baena, Rodri, Olmo, Yamal, Oyarzabal
Formacioni i Belgjikës:
Courtois, Mechele, De Cuyper, Castagne, Ngoy, De Bruyne, Tielemans, Raskin, Trossard, Doku, De Ketelaere