Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kroos: Gjermania nuk ka asnjë lojtar të nivelit botëror

Toni Kroos

Ish-mesfushori, Toni Kroos, ka reaguar pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës.

Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4:3 nga Paraguai në penallti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kroos ka qenë kritik në komentet e tij për eliminimin e Gjermanisë. Kroos ka qenë prej mesfushorëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Por ai insiston se Gjermania aktualisht nuk e ka asnjë lojtar të nivelit botëror. “Aktualisht nuk kemi asnjë lojtarë të nivelit botëror”, deklaroi gjermani në programin e tij në TikTok. “Ne kemi lojtarë me potencial të nivelit botëror, por kjo nuk do të thotë se ata janë të atij niveli”. Kroos për Gjermaninë ka luajtur 114 ndeshje. Me Gjermaninë është shpallur kampion i Botës në vitin 2014.

Gjatë karrierës të jashtëzakonshme si lojtar, Kroos, ka fituar shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, me Bayernin dhe Real Madridin.