Kapiteni Granit Xhaka do të jetë titullar edhe në një tjetër ndeshje të Zvicrës në Kupën e Botës.
Ardon Jashari do të jetë sërish në bankën rezervë.
FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që Zvicra e luan ndaj Kanadasë, në kuadër të Grupit B. Ndeshja e cila nis në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “BC Place” në Vancouver.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë ndeshje që do ta përcaktojë përfaqësuesen që do të dalë e para në grup.
Kanadaja e Zvicra zënë dy pozitat e para me nga katër pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina e Katari në vendin e tretë e të katërt, kanë nga një pikë.
Formacioni i Zvicrës:
Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Jaquez, Freuler, Manzambi, Xhaka, Sow, Embolo, Vargas
Formacioni i Kanadasë:
Crepeau, Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea, Choiniere, Saliba, Larin, David, Buchanan, Ahmed

