Ish-kapiteni i Anglisë, John Terry, ka paralajmëruar se ndalimi i Lionel Messit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës do të jetë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë për “Tre Luanët”.
I pyetur se si mund ta ndal Anglia yllin argjentinas, Terry tha se Messi, edhe pse është në fund të karrierës, mbetet lojtar që mund të vendosë ndeshjen në çdo moment.
“Është shumë e vështirë ta ndalësh kur ai dëshiron. Ai mund të prodhojë magji në çdo moment. Gjithashtu, nëse i jep pak kohë dhe hapësirë kudo në fushë, ai është në gjendje ta bëjë diferencën. Prandaj duhet përqendrim maksimal, sepse ai lëviz vazhdimisht në zona që ua vështirëson punën mbrojtësve”, ka thënë Terry.
Sipas legjendës së futbollit anglez, mbrojtësit duhet të jenë maksimalisht të përqendruar, pasi Messi vazhdimisht kërkon zona ku mund të dënojë kundërshtarin.