Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Holanda e Suedia synojnë ta dominojnë Grupin F

Holanda

Foto: Associated Press

Në Houston, të shtunën nga ora 19:00, në kuadër të Grupit F, takohen dy përfaqësueset evropiane, Holanda e Suedia.

Të dyja synojnë që ta fitojnë grupin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suedia, ku paraqitet Besfort Zeneli, me fitore e siguron kalimin në fazën nokaut. Holanda me fitore do t’i dilte para. Suedia i ka tri pikë, nga një e kanë Japonia e Holanda, kurse Tunizia është pa pikë.

Holanda barazoi me Japoninë në ndeshjen e parë 2:2, kurse Suedia fitoi ndaj Tunizisë, 5:1.

Holandezët në rast se nuk pësojnë disfatë, vendosin rekord në turne për ndeshje rresht pa humbje, duke i përjashtuar këtu penalltitë. Në këtë ecuri, që nisi në finalen e vitit 2010 kur Holanda u mposht nga Spanja, Holanda ka tetë fitore e pesë barazime.

Holandës i duhen edhe dy gola për shifrën prej 100 golave në Botërorë, ndërsa Suedia nuk e ka mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshjet e fundit.