Pavarësisht se Erling Haaland e nisi me dy gola paraqitjen në Kupën e Botës me Norvegjinë, sulmuesi ende beson se Harry Kane dhe Kylian Mbappe janë përpara tij në garën për t’u bërë golashënuesi më i mirë.
Pas fitores 4:1 të Norvegjisë ndaj Irakut, trajneri Stale Solbakken e cilësoi Haalandin si “golashënuesin më të mirë në botë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaaland ka theksuar se është lojtar i nivelit të lartë, por jo edhe me statistika.
“Do të thosha se jam në nivelin më të lartë. Nuk mendoj se kam shënuar më shumë gola këtë sezon, kështu që me statistika jo”, ka thënë Haaland.
Në total, Haaland ka shënuar 37 gola gjatë edicionit 2025/26 të Premier Leagues dhe tetë në Ligën e Kampionëve për Manchester Cityn.
Ylli norvegjez shtoi se “Harry Kane dhe Kylian Mbappe shënuan më shumë gola se unë dhe ky është realiteti”.
Mbappe i Real Madridit, është katër gola përpara Haalandit, ndërsa Kane shënoi 51 gola në të gjitha garat për Bayernin.