Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Goditja “gërshërë” e McTominay në kartëmonedhën e re prej 20 funtesh në Skoci

Skoci

Një edicion i limituar i kartëmonedhës prej 20 funtesh paraqet imazhin e frymëzuar nga goditja e famshme “gërshërë” e Scot McTominay.

Kartëmonedha është zbuluar nga Banka e Skocisë, shkruan BBC të hënën.

Kartëmonedha është krijuar për të festuar rikthimin e Skocisë në Kupën e Botës. Skocezët nuk kanë luajtur në ngjarjen globale që nga viti 1998.

Dizajni kombinon elementet tradicionale të kartëmonedhave me imazhet e golit të McTominay në ndeshjen e Skocisë ndaj Danimarkës.

Vetëm 100 kartëmonedha të tilla janë shtypur. 50 prej tyre janë në dispozicion për një ankand për koleksionistë, për një short dhe në dy zonave të hapura në Edinburg dhe Glasgow.

Edhe Pritjes së Skocisë prej 13 mijë ditësh për fitore në Botëror i erdhi fundi Botërori 2026 4 j. më parë Pritjes së Skocisë prej 13 mijë ditësh për fitore në Botëror i erdhi fundi

Në nëntorin e kaluar, Skocia siguroi kualifikimin në Botëror me fitore 4:2 ndaj Danimarkës. McTominay shënoi supergol me goditje mjeshtërore, të njohur si goditje “gërshërë”.

“Arritja në skenën më të madhe të futbollit botëror është diçka që çdo lojtar e ëndërron. E di që kjo do të thotë gjithçka për tifozët tanë. Momente të tilla u përkatësin të gjithë atyre që ndjekin ekipin, kështu që të shohësh golin tim të paraqitur në një kartëmonedhë skoceze është jashtëzakonisht e veçantë”, ka thënë McTominay, ylli i Skocisë dhe Napolit.