Çekia e di se vetëm fitorja kundër Meksikës i mjafton në përpjekje për të arritur në 1/32 e finales.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Meksikës luhet në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes në Mexico City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeksika u bë përfaqësuesja e parë që kaloi fazën e grupeve, falë fitoreve ndaj Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.
Çekët e humbën ndeshjen e parë nga Koreja e Jugut, ndërsa barazuan me Afrikën e Jugut.
Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut do të përballen po nga ora 3:00 në mëngjesin e së enjtes, në kuadër të Grupit A.
Koreja e Jugut është e dyta pas Meksikës me tre pikë, ndërsa Afrika e Jugut dhe Çekia kanë nga një.
Afrikës së Jugut po ashtu i duhet fitore për të pasur shpresë për avancim nga faza e grupeve, ndërsa Koresë së Jugut i mjafton një pikë për siguruar vendin e dytë në grup.