Barcelona ka përcjellë një mesazh të veçantë para finales së madhe të Botërorit ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
Nën sloganin “Finalja kalon nëpër La Masia”, gjiganti katalanas ka publikuar një video që bashkon dy prej talenteve më të mëdha të formuara nga akademia e klubit, Lionel Messin dhe Lamine Yamalin
Messi dhe Yamal do të jenë përball njëri-tjetrit në finalen e Botërorit.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës luhet të dielën nga ora 21:00.
Videoja rikthen kujtimet nga La Masia dhe tregon lidhjen mes dy gjeneratave të ndryshme, duke simbolizuar kalimin e trashëgimisë nga legjenda argjentinase te ylli i ri spanjoll.
Ky moment ka emocionuar tifozët e klubit, pasi të dy futbollistët përfaqësojnë historinë dhe të ardhmen e Barcelonës.