Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit

Fifa

Pushimet e freskimit, të prezantuara në këtë Kupë të Botës, nuk kanë ndikuar në rrjedhshmërinë e lojës dhe nuk kanëpasur ndikim në rezultatet e ndeshjeve. Megjithatë e ardhmja e tyre është e pavendosur.

Kështu të paktën ka thënë Arsene Wenger, shef i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit.

Legjenda Wenger foli para finales mes Spanjës dhe Argjentinës. Ai tha se FIFA do të shqyrtojë pushimet e freskimit pas Botërorit dhe më pas do të marr vendim nëse do t’i përfshijë ato në ngjarjet e ardhshme.

Gjatë Botërorit, kishte pushime tre minutëshe që lojtarët tëpijnë ujë, në mesin e pjesës së parë dhe në mesin e pjesës sëdytë.

Por këto ndërprerje kanë hasur edhe në kritika të shumta. Kritikët vlerësojnë se këto ndërprerje, që në fakt e ndajnëndeshjen në katër çerekë, kanë ndikim në rrjedhën e lojës dhe njëkohësisht u mundësojnë transmetuesve të përfitojnë shuma të mëdha nga reklamat e shfaqur për mbi dy minuta. Në fakt shumë vlerësojnë se kjo ishte edhe arsyeja kryesore e këtyre pushimeve të freskimit – rritja e të hyrave nga reklamat.

Edhe I veçanti Bielsa me pikëpamje interesante për pushimet e freskimit Botërori 2026 4 j. më parë I veçanti Bielsa me pikëpamje interesante për pushimet e freskimit

Tifozët në stadiume po ashtu kanë kundërshtuar pushimet, duke fishkëllyer gjatë tyre.

“Jo”, është përgjigjur prerazi Wenger kur u pyet nëse pushimet e freskimit kishin ndikim në lojë.

“Ndonjëherë ato nuk janë pëlqyer dhe ne duhet të analizojmëpas Kupës së Botës se cili ishte ndikimi. Nuk më është dukur që pushimet e freskimit kanë ndryshuar rezultatin e garës. Por ne jemi këtu për t’u shërbyer njerëzve që shikojnë futboll”, ka shtuar francezi.

Gjatë Botërorit ka pasur vlerësime se pushimet janë tënevojshme në temperatura të larta, por se janë të kuptimta nëstadiume me ajër të kondicionuar dhe në stadiume me kulm tëmbyllur.

Shumë trajnerë e lojtarë janë pyetur dhe kanë folur për këtëtemë.

Në përgjithësi kushtet ishin të ndryshme gjatë këtij Botërori. Disa ndeshje janë luajtur në temperatura shumë të larta, ndërsa të tjera në kushte shumë më të favorshme.

Edhe Pushimet e freskimit në Botëror – fituesit dhe humbësit Botërori 2026 1 muaj më parë Pushimet e freskimit në Botëror – fituesit dhe humbësit

“Në disa ndeshje pushimet janë dashur vërtetë. Dhe pasi nuk kemi dashur të bëjmë dallim mes ndeshjeve, vendosëm për të gjitha. Do të bëjmë një analizë të thellë pas garës”, ka vazhduar Wenger.

“Në disa ndeshje ku stadiumet ishin të mbuluara, njerëzit nuk ishin të kënaqur. Nga ana mjekësore ishte e nevojshme në shumë ndeshje. Ende nuk kemi arritur në një përfundim”.