FIFA ka reflektuar në kritikat e shumta për pauzën shumë të gjatë pas pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Dhe ka marrë vendim që pushimi nuk do ta kalojë 17 minutëshin.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet në “MetLife Stadium” në Neë Jersey, dhe organizatorët e turneut ka thënë se pushimi mes pjesëve do të zgjas 17 minuta, dy më shumë se pushimi i zakonshëm, shkruan “Marca”.
Njëmbëdhjetë prej atyre minutave do të merren nga performancat muzikore të Shakirës, Madonnas dhe Justin Bieberit. Gjashtë minutat e tjerë do të përdoren për ta rregulluar dhe hequr skenën ku ata do të performojnë.