Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Egjiptit të bëjë ndryshime në fnaellë.
FIFA ka thënë se Egjipti duhet t’i bëjë dy ndryshime në fanellë, për t’iu përmbajtur plotësisht rregullores së turneut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEgjipti duhet që nga fanella t’i heqë yjet përmbi stemë, dhe ta ndryshojë ngjyrën e numrave në fanellë, që është ngjyrë ari. Ka kërkuar që ato të jenë më të dukshme.
Egjipti me krenari i shfaq shtatë yjet në fanellë, që kanë të bëjnë me titujt e fituar në Kupën e Kombeve të Afrikës, njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në vend.
Egjipti e fitoi trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitet 1957, 1959, 1986, 1998, 2006, 2008 dhe 2010.
Është përfaqësuesja më e suksesshme në historinë e kësaj gare.
Por, këta yje nuk do të shfaqen në Botëror.
Vetëm shtetet që e kanë fituar Botërorin kanë të drejtë të shfaqin yjet. Egjipti nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës, dhe nuk e ka këtë të drejtë.
Fanella e re duhet të jetë gati për ditën e hënë, kur Egjipti takohet me Belgjikën.