Selektori i Francës, Didier Deschamps, ka vlerësuar cilësinë e Përfaqësueses së Marokut, duke theksuar se ka futbollistë të shkëlqyer dhe shumë të talentuar.
Deschamps ka thënë se Maroku është një ekip i organizuar mirë, që di të krijojë probleme për çdo kundërshtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeschamps ka kërkuar nga lojtarët të jenë më të kujdesshëm, që t’i shfrytëzojnë më mirë mundësitë për të shënuar.
“Duhet të jemi efikas në aspektin ofensivë. Ndonjëherë ke gjashtë raste dhe shënon dy gola dhe ndonjëherë ke dy raste dhe shënon dy herë. Është e rëndësishme të jesh efikas. Profili i Marokut nuk është ai i Paraguait. Ne u takuam me Marokun katër vjet më parë në gjysmëfinale. Maroku ka individë të shkëlqyer. Maroku është këtu për të fituar. Ne duhet të jemi gati dhe të japim rezultate të mira kundër kësaj skuadre të shkëlqyer”, ka thënë 57-vjeçari.
Franca të enjten nga ora 22:00 do të përballet me Marokun në çerekfinale.