Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

De la Fuente vlerëson lojtarët: Grup shembullor

De La Fuente

Përzgjedhësi i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, ka vlerësuar lojtarët për paraqitjen në Kupën e Botës 2026.

Spanja të dielën mposhti në finale Argjentinën me rezultat 1:0.

Për Spanjën është titulli i dytë i botës pas vitit 2010.

“E kemi përjetuar me emocion dhe krenari përfaqësimin e një vendi të mrekullueshëm, me tifozë kaq të pasionuar. Tani jemi shumë të lumtur. Çdo gjë është më e lehtë kur ke një grup futbollistësh të mrekullueshëm dhe shembullorë që i bëjnë gjërat më të lehta”, ka thënë De la Fuente të hënën.