Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çekia shpall listën finale menjëherë pas ndeshjes me Kosovën

Çekia

Ndeshja me Kosovën ishte shumë e rëndësishme për një pjesë të lojtarëve të Çekisë.

Lista finale e Çekisë për Botëror është shpallur menjëherë pas miqësores së luajtur të dielën në Pragë.
Pas ndeshjes me Kosovën, selektor Miroslav Koubek është dashur të largojë tre lojtarë nga ekipi. Janë larguar Pavel Bucha, Christophe Kabongo dhe Tomash Ladra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt sa i takon portës dhe mbrojtjes, emrat ishin të konfirmuar. Por është dashur të largohen tre lojtarë nga mesfusha dhe sulmi.

Ndaj Kosovës, Çekia ka pushuar lojtarët më të rëndësishëm si Patrik Schickj, Pavel Shulc, Tomash Souçek, Vladimir Coufal, Tomash Chory, Lukash Provod, Davim Zima dhe Vladimir Darida.