Jude Belingham është bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në një Kampionat Botëror, pasi realizoi kundër Francës.
Anglia e mposhti Francën në ndeshjen për vendin e tretë me rezultat 6:4, kurse njërin nga golat e shënoi mesfushori i Real Madridit, Bellingham.
Goli në fund të ndeshjes e bëri Bellinghamin anglezin e parë që shënon shtatë gola në një Kupë Bote, duke tejkaluar Harry Kanen dhe Gary Linekerin që më parë kishin shënuar nga gjashtë gola.
Ish-lojtari i Anglisë, Danny Murphy, e lavdëroi Bellinghamin duke e cilësuar lojtarin më të mirë të Anglisë.
“Ai ka kaq shumë besim në aftësitë personale. Durim, aftësi, gjuajtje. Çfarë goli nga lojtari më i mirë i Anglisë”, tha Murphy për “BBC”.