Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën me fitore të thellë Kupën e Botës.
SHBA-ja në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës fitoi 4:1 ndaj Paraguait. Damian Bobadilla shënoi autogol, dy gola i shënoi sulmuesi Folarin Balogun, ndërsa një tjetër në fitore e shënoi Giovanni Reyna. Mauricio e realizoi golin e vetëm për Paraguain.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 24-vjeçar, Balogun, është shprehur i lumtur pas ndeshjes.
“E kam paramenduar debutimin me gol në Kupën e Botës, por realiteti e tejkaloi atë. Një natë ëndrrash”, ka thënë Balogun pas ndeshjes.
Ndeshja e luajtur në Ingleëood i takoi Grupit D, ku janë edhe Turqia dhe Australia.