Enzo Fernandez shënoi në kohën shtesë për t’ia siguruar Argjentinës një fitore të jashtëzakonshme 3:2 ndaj Egjiptit dhe një vend në çerekfinale të Kupës së Botës të martën.
“E kisha pritur me padurim atë gol prej rreth tre vjetësh, që nga Kupa e Botës në Katar. Të kem mundësinë të përjetoj momente të tilla... sinqerisht, falënderoj Zotin, ndihem i privilegjuar. Dhe dua të veçoj shokët e mi të skuadrës. Kemi një grup fenomenal, një grup që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Jemi gjithmonë të bashkuar. Faleminderit shokëve të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë atyre që na mbështesin këtu, si dhe të gjithë argjentinasve në atdhe. Epo, edhe një hap përpara”, ka thënë Fernandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia në fuqi ishin në disavantazh 2:0 deri në minutën e 79-të pas golave të Yasser Ibrahim në minutën e 15-të dhe Mostafa Zico në minutën e 58-të në stadiumin “Mercedes-Benz”. Por Argjentina shënoi dy gola në fund të ndeshjes nëpërmjet Cristian Romeros dhe Lionel Messit për t’u rikthyer në lojë.
Messi, i cili ishte në lot pas fishkëllimës së fundit, shënoi golin e tij të tetë në turneun e këtij viti në minutën e 83-të për të barazuar rezultatin në 2:2. Ishte goli i tij i 21-të në Kupën e Botës, duke e zgjatur rekordin e tij.
Messi shënoi golin e barazimit vetëm disa minuta pasi asistoi për golin e parë të Argjentinës të realizuar me kokë nga Cristian Romero në minutën e 79-të.
Messi, që asistoi në golin e parë të Argjentinës, humbi gjithashtu një mundësi për gol kur penalltia e tij u prit nga portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir në minutën e 21-të. Ai goditi gjithashtu shtyllën në minutën e 31-të kur rezultati ishte 1:0 në të mirë të Egjiptit.
Goli i shënuar nga Messi në ndeshjen ndaj Egjiptit, ishte i teti në Kupën e Botës, duke e vazhduar serinë e tij të golave në nëntë ndeshje radhazi për Argjentinën dhe duke u ngjitur në krye të një gare të ngushtë për “Këpucën e Artë” me Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin me shtatë gola.
Harry Kane i Anglisë është gjithashtu në garë me gjashtë gola.
Messi po ashtu theu rekordin për asistime. Ai ka nëntë asistim në Kupën e Botës, duke ia thyer rekordin legjendës, Diego Maradona, me tetë asistime.
Yasser Ibrahim e kaloi Egjiptin në epërsi në minutën e 15-të me golin e shënuar me kokë. Mustafa Zico shënoi golin e dytë të Egjiptit në minutën e 67-të pas një asistimi nga Haissem Hassan.
Messi tani ka shënuar në një rekord prej nëntë ndeshjesh radhazi në Kupën e Botës që nga viti 2022. Goli i së martës ishte i 13-ti në periudhën prej nëntë ndeshjesh.
Messi përfundoi i dyti në garën për Këpucën e Artë pas Mbappes në vitin 2022 me shtatë gola, duke e udhëhequr Argjentinën drejt titullit. Në vitin 2014 ishte i treti me katër gola.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, është shfaqur i emocionuar pas fitores.
“Nuk mund ta ngre kokën, më falni. Jam vërtet i emocionuar tani”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. “Çfarë grupi lojtarësh, o burra. Kjo është e gjitha, duhet të iki”.
Argjentina synon të bëhet skuadra e parë që fiton dy tituj radhazi që nga Brazili në vitet 1958 dhe 1962.