Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentina me Messin nis mbrojtjen e titullit ndaj Algjerisë

Lionel Messi

Foto: Associated Press

Argjentina e udhëhequr nga superylli, Lionel Messi, e nis mbrojtjen e titullit të Botës përballë Algjerisë, që në radhët e saj e ka yllin në ngritje, 20-vjeçarin, Ibrahim Maza, i njohur me nofkën “Mazadona”.
Kur lojtarët të rreshtohen në Kansas City, të gjithë sytë do të jenë kah kapiteni 38-vjeçar i Argjentinës, Lionel Messi, i cili pritet të arrijë rekord për paraqitje në Kupën e Botës.

Ndeshja nis në ora 3:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argjentina e drejtuar nga Lionel Scaloni, është favorite e madhe e Grupit J, pjesë e të cilit janë edhe Austria dhe Jordania.

Algjeria e drejtuar nga Vladimir Petkoviq, krenohet me serinë katër ndeshje pa humbje.
Argjentina, e cila humbi për herë të fundit në shtator 2025 ndaj Ekuadorit, është në seri prej shtatë fitoresh.

E vetmja përballje e Argjentinës dhe Algjerisë ishte në qershor 2007.  Argjentina e fitoi miqësoren 4:3.

Messi kishte shënuar dy golat e parë ndërkombëtarë.

Syperylli i Inter Miamit mban rekordin për më shumë ndeshje të luajtura në Kupën e Botës. Ai ka luajtur gjithsej 26 ndeshje, ndërsa do ta luajë ndeshjen e tij të 200-të për Argjentinën, duke u bërë lojtari i parë që luan në gjashtë Kupa të Botës.