Në grupin ku Spanja është favorite absolute, Arabia Saudite e kërkon ndaj Uruguait rastin për pikë shumë të vlefshme. Megjithatë edhe Uruguai ka përbërje cilësore dhe rrjedhimisht ndeshja që zhvillohet në mesnatën mes të hënës e të martës do të jetë shumë sfiduese për arabët.
Arabia Saudite dhe Uruguai takohen në Miami, në kuadër të Grupit H.
Në dy Botërorët e kaluar, Arabia Saudite e shënoi nga një fitore, por u ndal në fazën grupore. Hera e vetme kur e kaloi grupin ishte në Botërorin 1994, po në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUruguai ka shumë më tepër arsye për t’u mburrur me të kaluarën. Ka fituar Botërorin në vitin 1930 dhe në vitin 1950.
Në vitin 2018, Uruguai arriti në çerekfinale, por në Katar, katër vjet më parë, u ndal në fazën grupore.
Uruguai ka në përbërje lojtarë me përvojë dhe të suksesshëm në futbollin evropian.