Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia synon të shfaqë “më të mirën” ndaj Kongos

Anglia

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, është zotuar se Anglia do të ofrojë lojën e saj më të mirë në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Testi i parë i “Tre Luanëve” të udhëhequr nga kapiteni Harry Kane, është të mërkurën nga ora 18:00 në Atlanta kundër Kongos në 1/16 e finales.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglia e fitoi Grupin L falë fitores 2:0 ndaj Panamasë me golat e Jude Bellinghamit dhe Kanet.

Me golin kundër Panamasë, Kane u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Anglisë në Kupën e Botës.

Kane ka tri gola në këtë Botëror.

Tek Anglia kanë shpresë për të tjerë gola kundër Kongos.

Anglia është favorite përballë Kongos, por përballet me një rrugë të vështirë drejt finales që mund të përfshijë përballjen me Meksikën, Brazilin dhe Argjentinën, nëse dëshiron t’i jap fund pritjes 60-vjeçare për ta fituar një turne të madh.

Anglia nuk është përballur asnjëherë me Kongon. Por do të jetë hera e tretë që Anglia do të përballet me kundërshtarë afrikanë në fazën nokaut të Kupës së Botës. Anglezët kanë dalë fitues dy herë.

Për Kongon suksesi i arritur tashmë është historik. Një tjetër fitore do të ishte e jashtëzakonshme.