Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia e udhëhequr nga Kane synon fitoren e dytë

Anglia

Foto: Associated Press

Përfaqësuesen e Ganës e pret ndeshje e vështirë të martën ndaj Anglisë së udhëhequr në fushë nga kapiteni Harry Kane.

Kane konfirmoi formën e shkëlqyer ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kane shënoi dy gola në fitoren e anglezëve 4:2 ndaj kroatëve.

Anglia bëri një nga paraqitjet më të mira në Kupën e Botës deri më tani. I duhet një tjetër paraqitje e mirë kundër ganezëve për të siguruar avancimin në 1/32 e finales të Kupës së Botës.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Ganës luhet të martën në Boston nga ora 22:00.

Gana nën drejtimin e ish-trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, e fitoi 1:0 ndeshjen e parë kundër Panamasë.

Por ndeshja ndaj Anglisë vlerësohet shumë sfiduese për Ganën.

Anglia është e pamposhtur në tetë ndeshjet e Kupës së Botës ndaj kundërshtarëve afrikanë. Gana i ka humbur katër nga shtatë përballjet në Kupën e Botës me përfaqësuese të Evropës.

Anglia dhe Gana janë përballur vetëm një herë. Ndeshja miqësore e luajtur në vitin 2011 kishte përfunduar 1:1.