Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarri rrezikon bredhin më të madh në botë

bredhi

Zjarrfikësit në Oregon po luftojnë për ta shpëtuar një prej pemëve më të larta dhe më të vjetra në botë - atë që njihet me emrin “Doerner” - nga një zjarr që ka nisur nga e shtuna.

Bredhi gjigant, mbi 99 metra dhe mbi 450-vjeçar, tashmë ka humbur një pjesë të tij të vogël nga zjarri dhe ai mund ta rrezikojë më tej, raportoi BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me motin e nxehtë dhe të thatë në Oregon, zjarrfikësit po përballen me vështirësi që ta shuajnë zjarrin.

Zyrtarët kanë dhënë opsione të pazakonta për të shuar zjarrin, përfshirë ndërtimin e skelave për të arritur dhe shuar flakët lart pishës.

Nuk dihet se si ka nisur zjarri. Zyrtarët kanë thënë se pavarësisht vështirësive, nuk ka rrezik që bredhi të digjet krejtësisht.