Botë

Zjarre të reja në perëndim të Turqisë, shpallet gjendje katastrofe në dy provinca

Turqi

Foto: Associated Press

Zjarre të reja ka shpërthyer të premten në bregun mesdhetar të Turqisë. Qeveria turke ka shpallur dy provinca në perëndim si zona katastrofe. 

Banorët janë evakuuar nga qendra e qytetit Antalya dhe nga rrethi Aksu, ka raportuar agjencia private e lajmeve DHA. Edhe një rrugë kryesore bregdetare është mbyllur, ka raportuar AP. 

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka theksuar se provincat Izmir dhe Bilecik janë shpallur zona katastrofe. Kjo do të thotë se zjarret janë shumë serioze, por jo niveli më i lartë i emergjencës. 

Sipas Yerlikayas nga 27 qershori deri më 24 korrik, banorët nga 120 lagje në mbarë vendin janë evakuuar. 

Mbi 12.000 punonjës si policë dhe shpëtimtarë janë angazhuar për t’i luftuar zjarret. Që nga fundi i qershorit, Turqia po përballet me shumë zjarre pyjore. 

Trembëdhjetë persona kanë vdekur, përfshirë 10 zjarrfikës që humbën jetën të enjten në një zjarr në Eskisehir, në perëndim të Turqisë. 

Temperaturat janë mbi normalet për këtë periudhë, dhe era e fortë dhe thatësira kanë ndihmuar përhapjen e zjarreve të shumta.