Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një spital në Delhi, vdiqën të paktën gjashtë foshnja të porsalindura

Zjarri ne spital ne Delhi

Foto: Associated Press

Të paktën gjashtë foshnja të porsalindura kanë vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një spital në New Delhi të Indisë, raporton “BBC”. 

Zjarri shpërtheu në mbrëmjen e të shtunës në rajonin Vivek Vihar të kryeqendrës së Indisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në repart ishin 12 foshnja, ka thënë zyrtari i lartë i policisë Surendra Choudhari. Një foshnjë kishte vdekur para se të fillonte zjarri. 

Autoritetet kanë thënë se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj pronarit të spitalit, që ka ikur. 

Fotot dramatike të postuara në rrjetet sociale tregojnë disa shpërthime ndërsa zjarri përfshiu ndërtesën. 

Kreu i New Delhit, Arvind Kejriwal , ka thënë se po hetohen rrethanat e zjarrit. 

Drejtori i Departamentit të Zjarrfikësve të Delhit, Atul Garg, ka thënë se zjarri u përhap shumë shpejt për shkak të shpërthimit të një bombole të oksigjenit.  14 kamionë të zjarrfikësve u dërguan për ta luftuar zjarrin. 

Spitali gjendet në një zonë të ngarkuar banimi, ndërsa zjarrfikësit thanë se u ngadalësuan pasi ka qasje të kufizuar në spital.